Deputetja e Hykmete Bajrami nga LDK ka reaguar ashpër lidhur me çështjen e terminaleve, duke akuzuar qeverinë për, siç thotë ajo, mungesë të shtetëzimit real dhe vazhdim të përfitimeve për kompanitë private.
Sipas saj, aktualisht fitimi i kompanive private po mbulohet nga buxheti i shtetit përmes pagesave të qirasë. Ajo theksoi se ndryshimi i vetëm është se në terminale tani punojnë punëtorë që paguhen nga shteti, ndërsa fitimi, sipas saj, vazhdon të përfundojë te kompanitë private.
“Kjo nënkupton se i vetmi ndryshim është formal, ndërsa në praktikë përfitimet mbesin të njëjta”, deklaroi Bajrami.
Ajo shtoi se kjo situatë është konfirmuar edhe gjatë një debati televiziv, ku sipas saj, pronari i kompanisë “Fitorja” ka pranuar një gjë të tillë.



















