Nga e mërkura kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë.
Me këtë vendim gastronomia ka pezulluar aktivitetin bashkë me qendrat tregtare në të cilat do të funskionojnë vetëm marketet ushqimore dhe barnatoret.
Ky vendim është kundërshtuar nga pronarët e lokaleve në kryeqytet të cilët pas 18 prillit kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk ka lirim të masave.Erkan Dogani, pronar i lokalit “N’Dhomë”, tha se mëngjesin e së mërkurës e kanë nisur ndryshe pa klientë.Dogani shtoi se nëse pas datës 18 prill, deri edhe kur janë në fuqi masat, nuk ka lirim të tyre do të fillojnë me protesta.
“Po është më ndryshe, nuk jemi mësuar me nis mëngjesin kështu, unë jam menaxher i këtij lokali dhe kjo po na dëmton”.
“Po janë mësuar gjithmonë kështu me neve, hajt gastronomët dhe nuk e di por të shohim deri më datën 18 dhe pas saj se çfarë do bëhet, nuk vazhdohet kështu pas datës 18 o do punojmë o do protestojmë nuk durojmë më”.
E në anën tjetër shihej interesi i qytetarëve për tu shërbyer me kafe dhe për të respektuar rregullat.Edhe Sylejman Limani, pronar i një lokali tjetër, thotë se do të kundërshtojë çdo masë të re pas 18 prillit.Ai poashtu tha që presin që të subvencionohen nga Qeveria për ditët që nuk do të punojnë.
“Sot erdhëm mëngjes edhe po shohim që nuk ka njerëz edhe normalisht si pasojë e masave”. “…nuk e di sa kemi nisë me marre veten me i hap tarracat edhe me pass ndryshime erdhi vendimi nga Qeveria e re dhe nuk kemi çfarë të bëjmë”, tha ai./eo/