Huqja e madhe e prokurorit: Aktakuza kundër imamit Irfan Salihu e pavlefshme (Dokument)

18.02.2016 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Huqja e madhe e prokurorit: Aktakuza kundër imamit Irfan Salihu e pavlefshme (Dokument)

Imami Irfan Salihu është akuzuar për një vepër të amnistuar nga Kuvendi i Kosovës. “ Nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, është në mesin e veprave të amnistuara. Ligji parasheh amnisti për veprat e kryera deri më 20 qershor 2013. Salihu akuzohet se veprën e ka kryer në mars të vitit 2013. Prokurori thotë se do ta tërheq aktakuzën. Arsyetohet se nuk e ka ditur këtë.

Shteti e ka akuzuar imamin Irfan Salihu, për një vepër që ligjërisht është e amnistuar tri vjet më parë.

Ligji për Amnisti i miratuar në korrik të vitit 2013, mes 90 veprave penale, amniston edhe “ Nxitjen e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik e sanksionuar me nenin 147 të Kodit Penal.

Për këtë vepër akuzohet Salihu.

Të martën, Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër imamit të Prizrenit për shkak se në mars të vitit 2013, “ka nxitur, ka përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mos durim midis grupeve kombëtare, fetare etnike apo grupeve tjera që jetojnë në Republikën e Kosovës”.

Salihu akuzohet se me ligjëratën e tij “si ta shtojmë bereqetin”, ka theksuar se “në periudha të ndryshme gjatë pushtimit të perandorisë osmane në trojet tona kanë qenë 1 % shqiptar…, e shajnë atë myslimanë që ju ka dhënë me hektar tokë dhe i ka sjellë për të jetuar në Kosovë… i ka bërë sundimtarë të Ballkanit”.

Këtë ligjëratë në xhami, Imami Salihu e ka mbajtur në muajin mars 2013, saktësisht tre muaj brenda afatit të amnistisë.

aa

Ligji për Amnistinë rregullon kushtet dhe procedurën me të cilën jepet amnisti për personat të cilën janë dënuar për një vepër penale, personat të cilët janë nën ndjekje penale për vepra penale, apo personat të cilët mund të jenë objekt i ndjekjes penale për veprat penale të kryera para 20 qershorit 2013 brenda territorit që tani përbën Republikën e Kosovës.

“Të gjithë kryesve të veprave penale të listuara në nenin 3 të këtij ligji të cilat janë kryer para datës 20 qershor 2013 u jepet lirim i plotë nga ndjekja penale apo nga ekzekutimi i dënimit, në përputhje me kushtet e parapara me nenin 3 të këtij ligji”, thuhet në Ligj.

Kësisoj, mundi për të kryer hetime, koha dhe shpenzimet shkojnë huq për shkak të ngritjes së një aktakuze të paligjshme.

Autori i aktakuzës, prokurori Beqë Shala ka thënë se nuk e ka ditur se vepra është e amnistuar. Në një bisedë me telefon, ai ka thënë se do ta shikojë rastin dhe do të heq dorë nga aktakuza. Nuk e ka përjashtuar mundësinë që të humb kohë edhe më shumë – duke e dërguar aktakuzën në Gjykatë dhe gjykata të marrë vendim për hedhjen poshtë të saj.

“Tash ka mundësi ligjore që në momentin kur të caktohet seanca të eliminohet edhe kjo. Të shohim tash se si thuhet decitivisht në ligj. Nuk kam kurrgjë personale”, ka thënë prokurori Shala për Insajderin.

“Kemi një kallëzim penal, veprime inkriminuese ka pas, nëse del ajo që është i përfshirë në amnisti, amnistohet edhe kaq. Normal që prokurori nuk ka çka me ba aty”, ka thënë ai.

Ligji i Amnistisë ishte miratuar në Kuvend pak kohë mas marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë. Ndër kushtet e marrëveshjes ishte edhe ky ligj.

Në fillim, Ligji amnistonte vetëm serbët. Por, pas një interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, ligji ishte bërë gjithëpërfshirës dhe ju jepte amnisti të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë shumicën shqiptare.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se nuk mund t’i kontrollojë të gjitha aktakuzat. Për këtë arsye i ka ikur kjo aktakuzë me këtë lëshim.

Imami Irfan salihu kishte mohuar se ka kryer vepër penale kur është marrë në pyetje nga organet e shtetit. Ishte arsyetuar se deklaratën për përqindje të shqiptarëve e ka mbështetur në një “tezë shkencore” të orientalistin Hasan Kaleshi, të lexuar në Kongresin Ndërkombëtar në Stamboll për Turkologjinë në vitin 1973.

Në deklaratën e dhënë në Prokurori më 11 nëntor të vitit të kaluar, Salihu ka mbrojtur ligjëratën e tij se Perandoria Osmane ka sjell të mira në Kosovë.

Ka thënë se gjatë ligjëratës “si ta shtojmë bereqetin” ka potencuar se ardhja e Osmanlinjve në Ballkan, shqiptarët i bërë agallarë.

“Ashtu e shoh unë. Këtë na e ka bërë pas gjendjes qindravjeçare të okupimeve të mëhershme duke u nisur nga perandoria romake, para erës së re, më pas të bullgarëve, serbëve, bizantinëve, venedikasve. /Insajderi.com

aaa

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit