Humolli: Ka fëmijë shqiptarë të kidnapuar në luftë që janë birësuar në familje serbe, sot janë bërë për martesë

E publikuar: 06/06/2024 21:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë në “Pressing”, të T7 se më shumë se 100 fëmijë janë të zhdukur në luftën e fundit të Kosovës.

Ai ka thënë se disa prej tyre janë të birësuar nga familjet serbe dhe sot nuk e dinë origjinën e tyre.

Humolli tha se ka tashmë disa prej tyre janë në moshë të martesës.

“Fëmijë që janë kidnapu, ai nuk e dinë që e ka nënën të Kosovës. Mbi 100 fëmijë janë të zhdukur, këta fëmijë i kanë birësu familjet serbe. Tash është koha e martesës së tyre”, ka thënë Humolli. /Gazeta Express