Bayern Munchen i rrëmben një tjetër futbollist Borussias së Dortmundit. Pas Lewandowskit e Gotzes, është Matts Hummels ai që do të lërë verdhezinjtë për t’u bashkuar me kampionët e Gjermanisë.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, bavarezët do të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e Hummelsit, ndërkohë që futbollisti do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. Emri i Hummelsit përmendej prej muajsh në zërat e merkatos, pasi për të shfaqën interes edhe klube të tillë si Liverpooli, Manchester United dhe Barcelona, por në fund ai që doli i fituar ishte Bayerni. Matts Hummels ka qenë pjesë e akademisë së Bayernit, ku hyri që në moshën 6-vjeçare, por mungesa e mundësive për të qenë pjesë e ekipit të parë bëri që ai në vitin 2008 të transferohej te Borussia e Dortmundit. Sezonin e ardhshëm ai do të rikthehet te Bayerni për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Ancelotti.
Hummelsi te Bayerni për 30 milionë euro
NGA KATEGORIA