Hummels pas ndeshjes ndaj BVB-së thotë se ka krijuar një model atleteve sportive të së ardhmes

E publikuar: 05/11/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels, ka thënë në shaka se ka krijuar një model të ri atleteve sportive.

E gjitha kjo në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Bundesliga.

Kjo ka ndodhur për shkak të një problemi në gishtërinjtë e tij dhe ai ka vendosur të shqyej atletet e tij në maje që t’i krijojë gishtërinjve pak hapësirë.

“Ata janë pak të ënjtur, shpresoj që të shërohen për javën e ardhshme, por nuk është ndonjë problem”.

“Do e shqyej pak atletet në maje dhe përshtaten mirë. Ndoshta kjo është një model i ri i atleteve për të ardhmen”, ka thënë Hummels pas ndeshjes.

Vlen të theksohet se Bayerni fitoi ndaj Dortmundit me rezultat 1-3.

Pas kësaj fitore bavarezët renditet në vendin e parë me 26 pikë, gjashtë më shumë se BVB. /Telegrafi/