Serbia ka fituar me rezultatin 0-2 në “Elbasan Arena” kundër Shqipërisë.
Kur dukej se gjithcka po shkonte në barazim o-0, serbët kanë shënuar dy herë, me anë të Kolarov (91’) dhe Ljajic (94’).
Pas një ndeshje tepër luftarake mes dy ekipeve, Serbia ka goditur në fund përmes dy kundra-sulmeve.
Kolarov dhe Ljajic kanë shfrytëzuar momente delikate të mbrojtjes sonë, duke i dhënë fitoren Serbisë në Elbasan.
Megjithatë, humbja e sotme nuk bën që ti humbim krejtësisht shpresat.
Kjo, pasi edhe Danimarka ka humbur 1:0 përballë Portugalisë.
Ekipi danez ka përfunduar ndeshjet e saj. Ata kanë 1 pikë më tepër se ekipi ynë kombëtar, por Shqipëria ka edhe një ndeshje për të luajtur.
Nëse fitojmë me Armeninë në kthim, arrijmë kualifikimin. /Albeu.com/