Humb jetën punëtori kosovar në Gjermani, e zë ekskavatori

E publikuar: 29/07/2017 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e djeshme rezultoi të jetë e kobshme për një person rreth moshës 40 vjeçare nga Suhareka.

Kosovari nga Suhareka i cili po zhvillonte veprimtarinë  në Gjermani, ka vdekur pasi që ishte aksidentuar nga një ekskavator gjatë orarit të tij të punës.

Personi me inicialet B.K. i cili ishte me qëndrim jo shumë të gjatë në Gjermani, vdiq në vendin e tij të punës.

Detaje të tjera ende nuk janë bërë të ditur.