Humb jetën katërvjeçari në Kaçanik, ra në bunar

E publikuar: 25/08/2022 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një katërvjeçar nga fshati Bajnicë e Kaçanikut, ka humbur tragjikisht jetën sot, pasi i njëjti ka rënë në një pus (bunar), ka konfirmuar policia për Klankosova.tv.

Siç tha zyrtari për informim i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, informacioni për rastin është pranuar nga autoritetet rreth orës 11.15, teksa menjëherë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vend të ngjarjes.

Por, si pasojë, trupi i tij është nxjerrë pa shenja jetë, dhe vdekjen e fëmijës, e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.

”Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën “Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar). Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”.