Humb durimin duke pritur, motoçiklisti shkatërron semaforin në Kinë (Video)

E publikuar: 08/09/2018 07:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një motoçiklisti që iu sos durimi duke pritur, ka shkatërruar semaforin në mes të rrugës. Ngjarja ndodhi në Kinën qendrore.

36-vjeçari, i identifikuar me emrin Xin, ndjeu se po priste shumë ndërsa semafori ishte me të kuqe dhe vendosi që ta merrte situatën vetë në duar.

Ai u filmua duke shkuar tek semafori dhe më pas e shkul në mënyrë të dhunshme.

Motoristi  kishte pritur në semafor rreth dy minuta para se ti sosej durimi.

Ai i tha policisë se para incidentit ishte i përfshirë në një debat me një mik dhe ishte në gjendje të keqe shpirtërore. /oranews/