Hulumtimi në Veri: Serbët e konsiderojnë të panevojshëm formimin e ushtrisë së Kosovës

E publikuar: 01/11/2017 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas Presidentit Hashim Thaçi, në një debat ku po diskutohet rreth qëndrimit të komunitetit serb për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur edhe Jovana Radosavljevic, drejtoreshë ekzekutive, Iniciativa e Re Sociale, e cila ka treguar rezultatin e një hulumtimi me banorët serb, të cilët e shohin të panevojshëm krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Radosavljevic ka thënë se në Veri janë shqyrtuar qëndrimet e komuniteti serb për ushtrinë përmes një hulumtimi.

“Në bisedë me përfaqësues politik serb kemi gjetur qëndrime kundërthënëse ne raport me atë që tha Presidenti. Pyetja kryesore ne të cilën kemi tentuar të marrim në këtë hulumtim është se cili ishte qëndrimi i komunitetit serbë ndaj ushtrisë dhe pse është ky qëndrim.

Ajo shton se ‘sa u përket të gjeturave kyçe, anashkalimi i kushtetues për ushtrinë nuk do të ishte në rregull dhe do të dërgonte mesazh negativ në shoqëri sepse del qe askush nuk e ndjen veten të sigurt dhe mund të anashkalohen shumë gjëra tjera’.

Prania e NATO’s dhe KFOR’it, sipas hulumtimit, është e mjaftueshme për sigurinë në këtë territor tani për tani dhe se formimi i ushtrisë do të ishte i panevojshëm në këtë aspekt.

“Ckado qe do të bëhet sa i përket këtij procesi është e domosdoshme që të jemi të sigurt qe procesi është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme për gjithë popullatën. Është e domosdoshme qe të tejkalohen e gjithë frika për të kaluarën”, ka thënë Radosavljevic. /Express/