Hulumtimi në qumështin e gjirit mund të ndihmojë në kurimin e kancerit

E publikuar: 12/03/2015 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hulumtimi në atë se si prodhohet qumështi në gji mund të ndihmojë në gjetjen e një kure për kancerin e gjirit, thonë shkencëtarët.
Shkencëtarë nga Melbourne kanë zbuluar që proteina MCL-1 është vitale në mbajtjen e qelizave qumësht-prodhuese të gjalla në gji.
Pa qumësht, sisorët nuk mund të mbijetojnë, duke e bërë MCL-1 thelbësor për mbijetesën e tyre, transmeton Lajmi.net.
“Kjo është një proteinë me të vërtetë e rëndësishme në mbijetesën e indit të gjirit”, thotë Geoff Lindeman nga Instituti Eliza Hall.
“Ne kemi zbuluar se kjo proteinë është thelbësore për mbajtjen e indeve të gjirit gjallë gjatë laktacionit”, shton ai.
Profesori dhe ekipi i tij hulumtues gjeti një faktor të rritjes të njohur si EGF që shkakton prodhimin e proteinës MCL-1, transmeton Lajmi.net.
“EGF dhe MCL-1 kanë qenë të implikuar në rritjen e kancerit të gjirit. Në terma të gjatë, ky zbulim ngritë pyetjen se a mundet apo jo MCL-1 të jetë një objektiv i rëndësishëm për zhvillimin e barnave anti-kancer”, thonë ata.
Ekipi hulumtues ka kaluar 15 vitet e fundit duke hetuar zhvillimin e gjirit në një përpjekje për të gjetur një trajtim të kancerit të gjirit.
– See more at: http://lajmi.net/hulumtimi-ne-qumeshtin-e-gjirit-mund-te-ndihmoje-ne-kurimin-e-kancerit/#sthash.R2tdvEh0.dpuf