“Kralja Petra” dhe “Knjaza Miloshi” do të bashkohen tek fonatana, në këto ditë pandemie, në veri të Kosovës me ndihmën e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Të dyja këto rrugë janë pjesë e projekteve multi milionëshe që po zhvillohen në komunat veriore të Kosovës, kur e gjithë vëmendja është orientuar në luftën kundër Covid-19.
Në një hulumtim të realizuar nga Gazeta inFokus, mësohet se në Mitrovicën e veriut, Leposaviq, e Zubinpotok po derdhen miliona dinarë nga qeveria serbe e miliona euro nga buxheti i Kosovës për projekte të cilat sfidojnë komunat me shumicë shqiptare.
Madje në kohën kur jo veç shteti i Kosovës, por edhe vendet më të fuqishme ekonomikisht, kanë reduktuar shpenzimet për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, në veri po investohet me të madhe.
Investimet nga Serbia
“Këtë të mërkurë të 20 majit, nisi asfaltimi që lidh rrugët “Kralja Petra I” dhe “Knjaza Milosa”, afër një rrethi fontanë i cili ka filluar po ashtu të ndërtohet së voni.
Rrethi në fjalë është financuar nga e ashtuquajtura Zyra për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë, me 6 milionë e 430 dinarë serb, apo 54 mijë e 700 euro.
Fontana që lidh rrugët pritet që të jetë gati për të festuar Vidovdanin, shkruan gazeta inFokus.
Një ditë para kësaj, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Aleksandar Spiriq, nënshkroi një marrëveshje me ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale e të Veteranëve në Serbi.
Kjo marrëveshje është prej 5 milion e 432 mijë e 575 dinarëve, apo rreth 47 mijë euro për të paguar asistent personal e mbikqyrës për fëmijë dhe pleq.
Më 13 maj, nisën punët për të ndërtuar muri përgjatë rrugës “Rudarske Cete”, e financuar gjithashtu nga Serbia, me rreth 2 milion dinarë apo 17 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.
E kur filluan këto punë, vet Spiric, para qytetarëve në Mitrovicën e Veriut ka thënë që projekte gjigante po bëhen, sikurse ndërtimi i rrethit e fontanës, 8 ndërtesa që në total kanë 96 banesa, një urë e stadium. Për këto tha që do të lëshohen në ofenzivë.
Madje, kur Qeveria Serbe, ashtu sikur qytetarëve të Serbisë u ofroi edhe këtyre në veriun e Kosovës nga 100 euro ndihmë, në shenjë falënderimi për investimet e mëdha, këto u refuzuan për siç u tha mos dëmtuar Serbinë.
Në fund të prillit, filloi ndërtimi i një ndërtese që do të ketë 22 apartmente. Kjo u financua nga Serbia dhe u tha që do të jetë për familjet që humbën shtëpitë në një zjarr të vitit 2017, shkruan gazeta inFokus.
Qyteti i Beogradit dha 357 mijë e 300 euro ndërsa Zyra e ashtuquajtur për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë dha 50 mijë euro.
Ndërsa, më 8 prill, Spiric, vizitoi dy vende ku po ndërtohen komplekse banesore në Mitrovicën e Veriut, të financuara nga Serbia.
Qytetarëve këtu, Spiric, ju tha që 8 këso ndërtesa janë planifikuar që të përfundohen vetëm brenda këtij viti
Ndërsa, se në këtë pjesë priten edhe investime të reja, tregon edhe lajmërimi i kryetarit të Listes Serbe, Goran Rakiq, i cili këtë të enjte premtoi që janë siguruar edhe 100 vende të reja të punës, por që detajet pritet në ditët në vazhdim.
“Falë investimeve të mëdha infrastrukturore, “Kosovska Mitrovica” është shndërruar në vend të madh ndërtimi, fuqizimi ekonomik e punësimi i të rinjve përfaqëson prioritetin për luftën për mbijetesë dhe qëndrimin e popullit tonë në qytetin tonë”, ka thënë Rakiq.
Investimet nga Buxheti i Kosovës
Veç nga Serbia, në komunat veriore, përveç Zveçanit dhe Zubin Potokut, në Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut, shihen investime të mëdha edhe nga paratë e buxhetit të Kosovës.
Madje nga Qeveritë e Kosovës, banorëve serb të asaj ane edhe iu paguhet energjia, teksa ata e paguajnë nga Serbia dhe e marrin nga Kosova.
Investimet në Mitrovicën e Veriut nga Buxheti i Kosovës
Rritje në investime shihet sidomos në muajin prill dhe muajin maj, shkruan gazeta inFokus.
Nga hulumtimi i gazetës inFokus, shihet se në muajin prill, nga buxheti i Kosovës, Mitrovica e Veriut, kishte 492 mijë e 983 euro në total të planifikuar për shpenzim.
Këto, shpenzime kryesisht kishin të bëjnë me renovimin e shkollave, shkruan gazeta inFokus.
80 mijë euro u ndanë për renovimin e çatisë dhe dyshemesë së gjimnazit në shkollën fillore “Branko Radicevic.
30 mijë euro u ndanë për renovimin e banjove në Shkollën e Mesme.
90 mijë euro u ndanë për të rinovuar muret e tavanet në korridorin e shkollës së mesme teknike “Mihalo Petrovic”.
86 mijë e 183 euro u ndanë për të rinovuar terrenet sportive dhe peizazhin e shkollës fillore “Branko Radicevic.
58 mijë euro u planifikuan për pjesë IT për nevojat e komunës, dhe 4 mijë euro për projektor për shkollën parashkollore “Danica Jaramaz”.
144 mijë e 800 euro ishin për furnizime mjekësore për Qendrën Shëndetësore, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, prej datës 1 deri 21 maj, në komunën e Mitrovicës së Veriut, u ndanë 800 mijë e 792 euro.
598 mijë e 792 euro, u ndanë në 3 tendere për pajisje të specializuara mjekësore për kujdesin parësor e sekondar shëndetësor.
75 mijë euro u ndanë për të rinovuar punëtorinë e shkollës së mesme teknike “Mihailo Petrovic”.
50 mijë u ndanë për të rindërtuar rrjetin e ngrohjes në shkollën fillore “Branko Radicevic”, shkruan gazeta inFokus.
50 mijë euro u ndanë për të rinovuar tualetet në shkollën e mesme teknike “Mihajlo Petrovic”.
22 mijë euro u planifikuan për të asfaltuar një pjesë para oborrit të shkollës fillore “Sveti Sava”, ndërsa 5 mijë euro u ndanë për nevojat e shërbimit zjarrfikës.
Kësisoj i bie që nga muaji Prill deri më 21 Maj, në komuën e Mitrovicës së Veriut, u planifikuan 1 milion e 293 mijë e 775 euro.
Investimet në Leposaviq nga Buxheti i Kosovës
Për dallim prej Mitrovicës së Veriut, që ishte e përqendruar në ndërtim e renovim të shkollave, qyteti i Leposaviqit, si duket prioritet këto ditë i ka dhënë rrugëve.
Në muajin Prill, në këtë qytet u planifikua shpenzimi i 1 milion e 55 mijë e 905 eurove, shkruan gazeta inFokus.
783 mijë e 220 euro u ndanë për asfaltimin e rrugëve.
208 mijë e 685 euro u ndanë për të rindërtuar e rehabilituar shkollën e mesme “Nikolla Teslla”
32 mijë euro për pajisje mbrojtëse higjienike.
26 mijë euro për materiale të ngrohjes dhe 6 mijë euro për mallra të ndryshme, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, prej 1 deri 21 Maj, në Leposaviq janë ndarë 23 mijë euro për servisim e mirëmbajtje të automjeteve dhe 11 mijë për mirëmbajtjen e ndriçimit në rrugë.
Nga kjo i bie që prej 1 Prillit deri më 21 Maj, në Leposaviq janë ndarë 1 milion e 89 mijë e 905 euro, shkruan gazeta inFokus.
Ndërsa, ajo çka bie në sy është mungesa e investimeve në dy komunat tjera veriore, Zubin Potok dhe Zveçan.
Në fakt, në këto dy komuna, nga Buxheti i Kosovës, për 1 Prillit deri më 21 Maj, janë ndarë veç 19 mijë e 800 euro.
Zveçani i ka ndarë 4 mijë e 800 euro më 18 maj për produkte kimike dhe fibra të bëra nga njeriu, ndërsa Zubin Potoku, më 16 Prill ka ndarë 15 mijë euro për produkte hargjuese medicinale.
Krahasimi në investime i komunave veriore me komunat me shumicë shqiptare
Se në dy komunat veriore, Mitrovicë e Veriut dhe Leopsaviq është rritur me të madhe, mund të shihet edhe nëse këto krahasohen me komunat me shumicë shqiptare.
Kjo, jo që nuk janë të barabarta, e cila edhe rrëzon teorinë e politikanëve serb të asaj ane që ajo pjesë është lënë anash, por në fakt investimet atje janë shumë më të mëdha, shkruan gazeta inFokus.
Kjo edhe duke pasur parasysh numrin e vogël të banorëve në dy komunat veriore, Leposaviq e Mitrovicë e Veriut.
Mitrovica e Veriut, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2017, ka pasur 12,500 banorë.
Leposaviqi, sipas ASK, në vitin 2017, ka pasur 13,576 banorë, shkruan gazeta inFokus.
E nëse krahasohen shpenzimet me komunën e Obiliqit, që ka 18,994 banorë./Gazeta inFokus/