Lajmet

Huffington Post: Kosova është viktimë e problemeve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite

01.06.2016 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Huffington Post: Kosova është viktimë e problemeve mes Amerikës dhe Arabisë Saudite

E intervistova Vlora Çitakun, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me artikullin e botuar në New York Times më 21 mars – që e portretizon Kosovën si “tokë të plleshme për ISIS-in”. Artikulli synon të sqarojë se si paratë nga Arabia Saudite, Kuvajti, Emiratet Arabe dhe Katari e kanë transferuar Kosovën, nga shtet tolerant dhe sekular, në një territor ku dominon mostolerenca dhe lëvizjet vehabiste.

“Artikulli i botuar në New York Times është i saktë, por flet për vetëm një pjesë të së vërtetës, me dy vjet vonesë”, thotë ambasadorja Çitaku.

“Unë, personalisht, jam ndër të parët zyrtarë që ka folur publikisht për problemin e radikalizmit në Kosovë, qysh në vititn 2009. Më 2014, qeveria e njohu këtë problem dhe mori masa legjislative dhe në terren për ta adresuar. Si rrjedhojë, më pak se dhjetë qytetarë i janë bashkuar ISIS-it më 2015, ndërsa këtë vit nuk ka pasur të tillë fare”. Megjithatë, ISIS është ende problem i Kosovës si edhe i pjesës tjetër të botës, ka shtuar ambasadorja, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Kosova ka ndërmarrë një varg procedurash legjislative dhe operacionale për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Në vitin 2014, Parlamenti ka miratuar Ligjin për Ndalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ndërsa më 2015 Ligjin për Ndalimin e bashkimit të qytetarëve në konflikte jashtë shtetit. Ky i fundit e cilëson si krim “organizimin, rekrutimin, udhëheqjen apo trajnimin e personave ose grupeve me qëllim të bashkimit në ushtri apo polici të vendeve tjera në konfliktet e armatosura jashtë Kosovës”. Këto shkelje dënohen me pesë deri në pesëmbëdhjetë vite burgim. Për më shumë, më 2015, Kosova ka aprovuar Strategjinë për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm. Strategjia synon që “Kosova të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar resurset e nevojshme për funksionimin e saj dhe të planit të veprimit”.

Ambasadroja Çitaku, ish konsulle e përgjithshme në New York, nuk e mohon rolin që kanë pasur paratë e shteteve të Golfit në fuqizimin e linjës vehabiste të islamit në Kosovë në të shkuarën e afërt, por ka mohuar se ato shtete janë përgjegjëse për këto aktivitete. Këto fjalë të ambasadores janë në vijën e deklaratave të disa zyrtarëve në Ëashington. Administrata amerikane ka theksuar se nuk është qeveria e Arabisë Saudite, por individë nga ky vend, financues të aktiviteteve terroriste. Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, në kushte anonimiteti, ka thënë se “nuk ka dëshmi që Arabia Saudite është duke financuar aktivitete terroriste dhe se këtë gjë janë duke e bërë fondacione dhe individë të caktuar”. Ai ka theksuar se mediet dhe qarqet politike duhet të kenë kujdes në bërjen e këtij dallimi. Më pas ai vazhdon të tregojë se si ka shikuar dokumente sekrete lidhur me sulmet e njëmbëdhjet shtatorit, në të cilat askund nuk ekziston ndonjë lidhje financimi mes qeverisë saudite dhe sulmuesve. Bërja e këtij dallimi nga Ëashingtoni ka qenë në e peshës së ulët, megjitha faktin e pamohueshëm se, deri tani, Arabia Saudite nuk është oazë demokracie.

Vëzhgues të ndryshëm besojnë se Kosova është pjesë e dëmit anësor të shkaktur nga polemikat lidhur me lidhjet e dyshuara të qeverisë saudite me terrorizmin islamik dhe njëbëdhjetë shtatorin. Po ashtu mund të thuhet, në një formë, se artikulli i New York Times flet më shumë për Arabinë Saudite se për Kosovën. E para konsiderohet financuese e madhe e terrorizmit islamik përgjegjëse për shpërndarjen e Vehabizmit (formë radikale dhe jotolerante e islamit) në botë. Artikulli e përmend Kosovën në kontekst të një tjetër shembulli që tregon rolin e sauditëve në krijimin dhe ujitjen e truallit për terrorizëm, duke propaganduar një formë të njëzëshme dhe jotolerante të islamit.

“Ne jemi muslimanë, por mbetemi sekularë dhe megjithë raportet e mira me shtetet e Golfit, orientimi ynë është anëtarësimi në Unionin Europian, NATO dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundmi – në janar të këtij viti – kemi hapur një zyre konsultuese në Des Moines, për të përkrahur marrëdhëniet civile dhe të nivelit të sigurisë me SHBA-në”, ka thënë ambasadorja Çitaku.

Gjeneralmajori Tim Orr, zëvendësgjeneral i Gardës Kombëtare të Iowa, që ka një program partneriteti me Kosovën që nga viti 2011 pajtohet me të. “Kosova e kupton që e ardhmja e saj varet nga të qenit pjesë e institucioneve evropiane dhe ndërkombëare”, thekson ai, para se të shtojë se “Kosova është vendi më pro-amerikan në të cilin kam qenë, ndërsa vazhdon ta shoh SHBA-në si aleatin më të afërt. Ne jemi të nderuar ta kemi partner në çështje të sigurisë”. Programi i partneritetit i Gardës së Iowa-s, që kryhet nën patronatin e Komandës së SHBA-së për Europë, fokusohet në rritjen e profesionalizmit ushtarak dhe ndërveprueshmërisë mes forcave respektive. Po ashtu në kapacitetet për të ndihmuar dhe menaxhuar krizat dhe në forcimin e edukimit, shëndetësisë, ekonomisë dhe raporteve ndër-njerëzore. Orr beson se “programi është bërë katalizator i avancimit të interesave të SHBA-së në Kosovë”.

Në përfundim të argumentimit të saj, ambasadorja Çitaku thotë se “Kosova ka thyer linjat private të financimit nga shtetet e Golfit, pasi 19 organizata joqeveritare me aktivitete të dyshimta janë mbyllur. Prishtina tani pranon donacione vetëm nga qeveritë e shteteve respektive, si ai në vlerë 20 milionë euro nga Emiratet e Bashkuara – për ndërtimin e spitalit pediatrik në Kosovë. Dhe megjithë faktin që Kosova është mirënjohëse për këtë gjest, ajo mbetet e përkushtuar në orientimin kah Perëndimi, jo kah Lindja. Këtë muaj, Presidenti i vendit iu bashkua edhe paradës së LGBT, së bashku me ambasadorin britanik dhe atë amerikan. Ky duhet të jetë tregues i qartë!”

Njerëzit mund të argumentojnë në krah të kundërt me ambasadoren, por së paku Kosovës i duhet njohur merita e luftës me të sajin problem.

Artikull i botuar në Huffington Post dhe i përkthyer nga klankosova.tv

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje