Hudhër kundër rënies së flokëve

E publikuar: 01/02/2016 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se lëngu i fituar nga hudhra ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt të flokut, por edhe në qetësimin e kruajtjes së kafkës së kokës. Megjithatë ajo është një ndihmesë e madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur.

Për të përfituar nga efekti i hudhrës, ju mund të përdorni edhe shampo të ndyrhsëm komercialë që kanë përmbajtje të saj. Por, ju mund të përgatitni edhe vetë një recetë shtëpiake. Ja se si:

  • Fillimisht grimconi thelpinjtë e hudhrës dhe më pas e bëni shtypjen e tyre derisa të nxirrni maksimumin e lëngut brenda tyre.
  • Më pas, lëngun e nxjerrë e vendosni në zonat ku keni rënie floku dhe bëni masazh për rreth 3 minuta.
  • Pas masazhit ju mund ta lini lëngun të veprojë në ato zona edhe për 30 minuta të tjera.
  • Shpërlani me ujë të bollshëm flokët, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës.
  • Për të përfituar më së shumti nga ky veprim, përsëriteni atë një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive