Huawei, gjigandi Kinez i teknologjisë i cili është vënë në shënjestër të luftës tregtare SHBA-Kinë dhe që po e pëson më së shumti nga të gjithë, tha se do të reduktojë porositë për telefonët rinj.
Sipas lajmeve që vinë nga Kina, prodhuesi Tajvanez Foxconn ka ndaluar linjat e prodhimit për disa telefonë Huawei pasi gjigandi Kinez reduktoi porositë.
Foxconn është kompania e cila prodhon edhe telefonët e Apple dhe Xiaomi përveç Huawei. Menjëherë pas urdhrit ekzekutiv të Donald Trump, Huaweit dhe disa prej filialeve të kompanisë i është ndaluar blerja e teknologjisë nga kompanitë Amerikane.
Vendosja në listën e zezë të Huawei i ndalon kompanisë Kineze të bëjë biznes me kompanitë Amerikane. Google menjëherë i revokoi licencën e Android për smartfonët e kompanisë e cila shihet edhe si goditja më e rëndë.
Vitin e kaluar Huawei shiti mbi 200 milion pajisje dhe u bë prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve duke parakaluar Apple.
Kompania kishte vendosur objektiv vetes që të bëhej prodhuesi më i madh në botë deri më 2020. Huawei e ka quajtur urdhrin ekzekutiv Amerikane anti-kushtetues. Kompania ka pushuar nga puna të gjithë punonjësit Amerikan që punonin në Shenzen.
Gjithashtu kishte kërkuar nga punonjësit Kinezë të kufizojnë bisedat me vizitorët Amerikane dhe të ndërprisnin çdo takim teknik me kontaktet e tyre Amerikane. /PCWorld Albanian