Huawei prezanton vitin e ardhshëm një telefon me ekran që paloset

E publikuar: 21/10/2017 18:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitet e fundit kemi parë shumë trende në industrinë e telefonëve inteligjentë. Këto fillojnë nga sistemet e dyfishta të kamerave tek dizajnet pa skaje apo heqjen e portës së kufjeve tradicionale 3.5mm.

Trendi i ri pritet të jetë telefoni me ekran me palosje. ZTE e ka prezantuar një të tillë ndërsa Samsung po punon gjithashtu në një telefon me ekran me palosje.

Por kush e ka radhën tani? Nëse u shkon mendja tek Huawei, atëherë keni të drejtë. Duke folur për CNET, shefi i grupit të konsumatorëve të Huawei, Richard Yu, konfirmoi se kompania është duke punuar në një telefon me ekran me palosje.

Edhe pse puna ka filluar telefoni nuk është ende gati ndërsa Yu premtoi se do të mbërrijë në javët e para të 2018-ës.

Përveç telefonëve me palosje, Yu ka kthyer shikimin drejt Samsung dhe Apple. Aktualisht Huawei qëndron si prodhuesi i tretë më i madh në botë. Kur u pyet nëse do të sfidojë prodhuesit e mëdhenj, ai tha me besim të plotë “Po.”

Një prej hapësirave ku Huawei kërkon të zgjerohet është SHBA-ja. /PCWorld Albanian