Huawei lançoi ditën e Hënë atë që mund të jetë hardueri i parë në botë i komunikimit 5G për industrinë e automobilave.
Kjo lëvizje është një shenjë e ambicies së kompanisë për tu bërë lider dhe furnizues kryesorë në teknologjinë e sistemeve të vetëdrejtimit për makinat.
Hardueri i Huawei quhet MH5000 dhe është një modul i bazuar në çipin 5G Balong 5000 lançuar në Janar.
Moduli u prezantua në Shfaqjen e Makinave në Shangai e cila po mbahet prej një jave. Huawei tha se moduli do të implementohet tek sektori i automobilave nga gjysma e dytë e këtij viti.
Në vitet e fundit Huawei ka testuar teknologjinë e makinave të ndërlidhura në disa qytete Kineze si Shangai, Shenzen dhe Wuxi.
Kompania e cila është më e madhja në botë e prodhimit të pajisjeve të telekomunikacionit i ka hyrë një gare për tu bërë lider global në rrjetet 5G.
Megjithatë është vënë në shënjestër të kritikave dhe akuzave Amerikane për spiunazh për llogari të Kinës. Huawei vazhdimisht ka mohuar këto akuza. /PCWorld Albanian