Huawei prezantoi sot smartphoninAscend P8 gjatë një eventi të zhvilluar në Londër. Ascend P8 ofron specifika shumë të mira në një trup shumë të hollë prej metali.
Disa nga specifikat e Ascend P8 janë:
Ekran 5.2 inç Full HD 1080p me 424pp
Trup metalik, 6.4 mm i hollë
Proçesor Kirin 930 me arkitekturë 64-bit octa-core (quad-core Cortex-A53 2.0GHz, quad-core Cortex-A53
1.5GHz)
3GB RAM
16GB hapësirë të brendshme, me mundësi zgjerimi deri në 128GB nëpërmjet microSD
Kamerë të pasme 13MP, dual flash-LED, stabilizues optik
Kamera frontale 8MP
Bateri me kapacitet 2680 mAh
Bluetooth 4.1, NFC, Wi-Fi n/ac
LTE Cat 6 (shpejtësi shkarkimi 300Mbps, shpejtësi ngarkimi 100Mbps)
Sistemi operativ Android 5.0 Lollipop, me ndërfaqjen Huawei EMUI v3.1
Ngjyrat: gri, gold, të zezë
Ascend P8 do të hidhet në treg nga fundi i këtij muaji në fillim në Britani dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Çmimi nuk është konfirmuar ende, por mund të jetë rreth 500 dollarë.