Huawei kishte një koncept të ngjashëm të Mate X me Galaxy Fold por e anuloi se dukej i shëmtuar

E publikuar: 01/03/2019 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ekzekutiv i lartë i Huawei lëshoi një deklaratë të fortë në drejtim të rivalit më të madh të kompanisë në industrinë mobile, Samsung, ndërsa dy kompanitë patën ballafaqimin e parë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë javën e kaluar.

CEO i divizionit mobil Richard Yu tha për Business Insider se Huawei kishte planifikuar një koncept të ngjashëm me atë të Galaxy Fold por që anuloi sepse nuk ishte i mirë.

Besoj se të vendosësh dy telefon, një para dhe një pas, e bën telefonin më të rëndë,” tha Yu për Galaxy Fold.

Ne kishim disa opsione por i anuluam. Tre projekte njëherazi madje. Kishim diçka akoma më të mirë, por unë e vrara. Ishte i shëmtuar,” vijoi Ai.

Telefoni me ekran me palosje i Huawei ka një ekran fleksibël të vetëm që paloset dhe nga një tablet 8-inç në një telefon 6.2-inç.

Mate X vs Galaxy Fold

Galaxy Fold funksionon disi ndryshe me një ekran të vogël përpara që sillet si smartfon kur është i palosur. Më pas telefoni hapet si një libër dhe shfaq ekranin 7.3-inç.

Huawei i ka bërë të qarta objektivat, të bëhet numri 1 në botë i smartfonëve. Prej vitesh Samsung e zë këtë vend ndërsa Huawei sillet ende mes vendit të dytë dhe të tre duke e ndërruar disa herë me Apple.

Diferencat mes Mate X dhe Galaxy Fold shkaktuan jo pak polemika. Disa thonë se ideja e Huawei e lë ekranin e smartfonit vulnerabël përballë gërvishtjeve në të dy anët.

Të tjerë thonë se Galaxy Fold mund të jetë një tablet i dobishëm por jo telefon për shkak të ekrani të vogël 4.6-inç të smartfonit.

Ideja e Huawei duket më e bukur sepse është më i hollë dhe ka ekran më të madh jo vetëm në formatin tablet por edhe atë smartfon. Mate X kushton 2,600 dollarë ndërsa Galaxy Fold 1,980 dollarë. /PCWorld Albanian