Huawei ka shitur 200 milion telefonë në 2018-ën

E publikuar: 24/12/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

2018-ta ishte vit i vështirë për Huawei, por kompania të paktën ka disa arsye për tu motivuar për 2019-ën.

Gjigandi Kinez zbuloi se gjatë vitit ka shitur 200 milion telefonë inteligjentë, duke vendosur një rekord të ri krahasuar me 153 milion të shitur në 2017-ën.

Një performancë e tillë pritej sidomos pasi parakaloi Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung.

P20 dhe Mate 20 sollën risi dhe u pritën mirë nga konsumatorët duke shitur u shitur në 16 milion dhe 5 milion njësi respektivisht.

Së fundi kompani prezantoi Nova 4, dhe që nga fillimi i vitit kompania ka shitur 60 milion modele të rangut të mesëm.

Në Kinë sukses të vërtetë patën Honor 10 dhe Honor 10 View.

Këto lajme pozitive nga Huawei vinë në një kohë kur teknologjia e saj 5G po refuzohet nga perëndimi ndërsa vetëm pak ditë më parë u arrestua CFO e kompanisë në Kanada. /PCWorld Albanian