Huawei ka shitur 153 milion telefonë në 2017-ën

E publikuar: 29/12/2017 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei ka shitur 153 milion telefonë përgjatë 2017-ës tha shefi ekzekutiv i kompanisë Ken Hu duke kontribuar në rritjen e të ardhurave me 15%.

Sipas Bloomberg kjo është rritja më e ulët në katër vite megjithatë përfaqëson një statistikë impresionuese.

Kompania vijoi të ruante vendin e tretë si prodhuesi më i madh në botë dhe zënë 10% të tregut.

Strategjia e Huawei duke shitur telefonë me harduer të rangut të lartë dhe me çmime modest duket se ja ka vlejtur.

Por ambicia e kompanisë shkon përtej vendit të tretë. Qartësisht Huawei kërkon të bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve dhe për ta arritur këtë duhet të ballafaqohet me Apple dhe Samsung.

Nga ana tjetër po përballet me konkurrencën e ashpër të Oppo, Vivo dhe Xiaomi në Kinë.

Sytë e të gjithëve do të jenë në CES 2018 ku kompania do të zbulojë më shumë rreth planeve të saj për vitin e ri. /PCWorld Albanian