Dyshimet që sillen rreth të ardhmes së Huawei që kur Shtetet e Bashkuara e vendosën në listën e zezë të tregtisë u zbehën disi ditën e sotme.
Operatori celular më i madh në Rusi MTS nënshkroi një marrëveshje për zhvillimin e teknologjisë 5G nga kompania Kineze Huawei.
Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës tre ditore që presidenti Kinez Xi Jinping po bën në Rusi, një bashkëpunim i cili forcon akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidenti Rus Vladimir Putin tha se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës tashmë ka arritur një nivel shumë të lartë, një sentiment i cili u mbështet edhe nga presidenti Xi.
Për Huawei një marrëveshje e tillë është një lajm pozitiv i shumëpritur pas lajmeve të këqija që erdhën nga vendimi i administratës Trump.
Këtë të Hënë u zbulua se Huawei do të shiste biznesin e kabllove optik nënujorë. Huawei gjithashtu po redukton prodhimin e smartfonëve si rezultat i revokimit të licencës Android.
Në Japoni SoftBank vendos të ndërronte teknologjinë e Huawei me atë të Nokia dhe Ericsson për 5G. “Nëse drita ikën në Perëndim, në Lindja do të shndrisë. Amerika nuk përfaqëson botën, vetëm një pjesë të saj,” shprehej themeluesi i Huawei Ren Zhengfei në një intervistë në Janar. /PCWorld Albanian