HTC zbuloi telefonin inteligjent One X9

E publikuar: 24/12/2015 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HTC zbuloi më në fund telefonin e shumëpërfolur One X9. Telefoni kushton 370 dollarë dhe do të dalë në treg së shpejti.

One X9 është një version premium i telefonit A9, i lançuar në fillim të këtij viti. Ai ka ekran 5.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, i rrethuar nga bokset BoomSound të HTC-ës.

Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek Helio X10 me 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme. Kamera e tij e pasme është 13 megapikselë me stabilizuesin optik të imazheve dhe videot 4K, ndërsa kamera ballore është UltraPixel. Telefoni fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3000mAh.

Versioni i Android-it me të cilin do të operojë telefoni nuk është bërë i ditur akoma, por ka shumë mundësi të jetë Marshmallow.