Enver Hoxhaj deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë mysafirë në Info Magazine të Klan Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se i fton opozitën për dialog dhe se zgjedhjet nuk janë rrugëdalje.
“Zgjedhjet nuk janë rrugëdalje, pasi në këtë situatë nuk mund të kemi zgjedhje të lira, çdo parti politike duhet t’i pres zgjedhjet e ardhshme. Ky vend ka nevojë për qartësi politike”.
“I pranoj shqetësimet e opozitës sa i përket asociacionit. Ftesë e imja ndaj opozitës është dialogu, në kuvend të Kosovës”.
“Zhvillimet e tilla që mbi të gjitha mund ta dëmtojnë vendin ma shumë se që imagjinata jonë mund ta prodhojë. Pamjet janë përcjell nëpër media dhe rrjete sociale në të gjithë botën, nuk janë pamje aspak të mira”.
“Një vend që nuk është anëtar në Kombet e Bashkuara, që ka problem me sovranitetin e tij, një vend që nuk ka asnjë raport me NATO-n, ka nevojë që të ruaj traditën e tij”.
“Koncenzusi ka nis të ndodh kur në vitin 2014 kur nga blloku i partive politike që u themelua, nuk respektohej rezultati i partisë fituese, prej atëherë ka filluar kriza”.
Hoxhaj ka thënë se ai është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me opozitën.
“Jemi të gatshme që të ulemi dhe të bisedojmë. Fjalimin e Ilir Dedës e çmoj, unë do të isha i gatshëm që pas dy orëve ta përfaqësoj PDK-në, por a do të ishte Deda i gatshëm ta përfaqësojë VV-në”.
Ndërsa ka thënë se shteti nuk duhet të dorëzohet para kërkesave të disa udhëheqësve politik.
“Qytetarët nuk e meritojnë këtë situatë, por nuk e meritojnë as gazin lotsjellës. Jemi të gatshëm që edhe p[as zgjedhjes së zotit Thaçi president që të ulemi dhe të bisedojmë, edhe për një reformë zgjedhore pasi që vendi ka nevojë për diçka të tilla. Nuk dorëhiqemi. Mendoj që vendi ka nevojë për qartësi politike”.
“Në vitin 2014 kemi humbë koha gjashtë muaj, a edhe tash duhet të humbim po kaq kohë”.
“Për të ardhmen do të duhet të mendojmë se si t’i qasemi dialogut. Si njeri i politikës së jashtme, mendoj se a to bëhet Kosova pjesë e BE-së në pesë vitet e ardhshme”.
Hoxhaj ka thënë se iniciativa ndaj Delawie e dëmton Kosovën.
“Ne duhet të jemi ma të qartë se çka nënkupton Amerika për neve. Nuk do të kishte Kosovë të pavarur për kundërvullnetit tonë pa përkrahjen e SHBA-së”.
“Ambasada amerikane është vet Amerika në Kosovë. Çdo kush duhet të distancohet nga një peticion i tilla. Ai që është anti-amerikan, anti evropian është kundër vendit”.
/Klan Kosova/