Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të numrit një të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai në rrjetin Twitter shkruan se pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti dhe sakrifica e njerëzve.
“Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, shkruan Hoxhaj.
Ndryshe, sot gjatë ditës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ‘Serbia e ka vendosur vulën në zarfin e pavarësisë së Kosovës’.