Hoxhaj – Vuçiqit: Mjeshtër i lajmeve të rrejshme

E publikuar: 16/06/2018 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave ku presidenti i Serbisë, Vuçiq, fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Hoxhaj e quajti Vuçiqin mjeshtër të lajmeve të rrejshme, dhe manipulues të publikut.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiq ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.

“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiq, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiq trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiq pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkoviçit dhe vrasja e Ivanoviçit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje deklaron se Vuçiq nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanovicit dhe as kidnapimi i Cvetkovicit, duke shtuar se Vuçiq flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, sic është demonstrate e sotme në Beograd.