Hoxhaj: Veprimet e Beogradit meritojnë dënim të fortë

E publikuar: 14/06/2023 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.

Ai ka thënë se e dënon këtë veprim të Serbisë.

“E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës. Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.