Hoxhaj: Vazhdimi i seancës është arritje politike

E publikuar: 16/08/2017 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të takimit konsultativ, Enver Hoxhaj ka thënë para mediave se caktimi i seancës konstituive për 24 gusht është arritje politike.

“Sot është ditë vecantë meqë arritëm të kemi një datë të përbashkët, është arritje politike”- tha Hoxhaj.

Tutje ai ka thënë se e rëndësishme është se cilat punë duhet ti kryejë Kuvendi i Kosovës pas datës 24 gusht. Ai ka përmendur ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Mal të Zi dhe transformimin e FSK-së në Ushtri, si dy pika që kanë dështuar të zgjidhen në legjislaturën e kaluar.