Hoxhaj thotë se feja dhe shkolla s’duhet të përzihen

E publikuar: 11/05/2016 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, është përfshirë në debatin lidhur me mundësinë e futjes së lëndës fetare në institucionet arsimore në Kosovë.
Gjatë një interviste në emisionin Monitor të RTK-së, ai ka thënë prerazi se shkolla dhe feja nuk duhet të kenë pikëtakime.

Parandaj, sipas tij, Kosova si shtet sekular që është duhet ta ruaj karakterin e tillë në çdo institucion.

Të gabuar Hoxhaj e sheh edhe qasjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, I cili I pari riktheu këtë temë, e cila sipas nënkryetarit të PDK-së është cështje e vjetër tek shqiptarët.

Duke përmendur qëndrimet e Sami Frashërit për këtë qështje, ku ka thënë se as ai nuk I dëshironte hoxhallarët e priftërinjtë nëpër shkolla, ai ka thënë se e sheh të pakuptimtë futjen e kësaj lënde në shkollë.

“Natyrisht që në histori dhe sociologji mund të mësohet për fetë në rrafshin historik. Por kush do të mbante mësim për fe? Nuk e di kush është i kualifikuar dhe se kush duhet të mbajë mësim fetar në shkolla. Poashtu nuk di se ku do të ishte efekti politik dhe shoqëror i një mësimdhënje fetare në shkolla, në çfarë forme do të shpjegohej teroia e Darvinit për nxënësit në biologji? Dhe po ata nxënës pastaj do ta pyesnin profesorin fetar se çfarë mendon ai për teorinë e Darvinit, që një mësimdhënës I fesë ka pikëpamje krejt tjetër. Është temë më e ndjeshme, mendoj se edhe në Shqipëri është nisë pa nevojë ky debat e po ashtu edhe në Kosovë e shoh njëjtë” – ka thënë ndër të tjera ish ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj.