Hoxhaj: Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë, kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit

E publikuar: 19/05/2021 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një mesazhi në twitter ka komentuar refuzimin e fundit të Qeverisë së Malit të Zi për të dërguar ushtarët e saj në kuadër të NATO-s në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se kjo është një thirrje zgjimi për partnerët e Kosovës në NATO dhe një kërcënim për orientimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë te @NATO_KFOR është një thirrje zgjimi për partnerët tanë në @NATO. Srpski Svet po bëhet një kërcënim për orientimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimorë.

Ndarja e unitetit #NATO në rajon dhe në #Kosovë u shërben vetëm interesave të Beogradit dhe Moskës, askujt tjetër.”, ka thënë Hoxhaj.