Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se me Kosovën mund të shpërthejë një konflikt i ngrirë si në rajonin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se i vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviq në qeverinë serbe.
Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi që rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin e kryer nga forcat e saj kriminale.
“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviqit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vuçiq kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të”, ka shkruar Hoxhaj.