![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2017/02/enver_Hoxhaj-650x4323.jpg)
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka konsideruar vdekjen e diplomatit Zbigniew Brzezinski humbje të një mendimtari të madh për botën.
Në Twitter Hoxhaj ka shkruar se ai do të mbahet mend për vizionin e tij strategjik, për të cilin bota i detyrohet shumë.
“Zbigniew Brzezinski ka vdekur. Ai do të mbahet mend si mendimtar gjigant. Demokracitë e reja të botës i detyrohen shumë për vizionin e tij strategjik”, ka shkruar Hoxhaj.