Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në Raportin e BE-së për Kosovën që u publikua dje, ky institucion njeh angazhimin dhe të arriturat e Kosovës për ta siguruar lëvizjen e lirë për qytetarët tanë
Madje, Hoxhaj në postimin në Twitter tha se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do ta marrin lajmin e mirë për udhëtimin pa viza.
Hoxhaj pranoi se mbetet punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE.
“Në raportin e ri për Kosovën, BE-ja njeh punën e madhe të Kosovës për heqjen e vizave. Së shpejti, qytetarët tanë do ta marrin lajmin e mirë për lëvizjen e lirë. Më shumë punë për t’u bërë në procesin e integrimit në BE”, shkroi Hoxhaj në Twitter.

















