Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Hoxhaj përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Daçiq në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit.
“Daçiq në të kaluarën ka pretenduar që Kosova e pavarur nuk ekziston, por ai vetë ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit. A mos është kjo gjuhë dykuptimshme para zgjedhjeve? Pa pranimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e ndërsjellët, Serbia do t’ia bllokojë vetes integrimin në BE. Mjaft me gjuhë lajmesh, kemi nevojë për gjuhë të së vërtetës”, ka shkruar Hoxhaj.

















