Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thotë se vendimi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i jashtëzakonshëm.
Përmes një postimi në Facebook ai ka uruar për këtë ngjarje, duke thënë se më në fund gjykata e Colmarit vërtetoi ato që Kosova e ka pas të qartë që në fillim.
Një lajm i jashtëzakonshëm këtë mëngjes. Më në fund gjykata e Colmarit ka vërtetuar ato qe ne në Kosovë i kemi pasur të qarta nga fillimi, që Ramush Haradinaj është i pafajshëm dhe duhet të lirohet për t’iu bashkuar familjes, qytetarëve dhe Kosovës. Mirënjohje shtetit të Francës dhe diplomatëve të Kosovës për angazhimin. Urime!


















