Hoxhaj: Në vitin 2021 kërkuam nga familja Jashari kandidat për president, por morëm përgjigje “jo”

E publikuar: 25/02/2026 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zbuluar se në vitin 2021, pas udhëtimit të ish-presidentit Hashim Thaçi drejt Hagës, ka pasur komunikime me Murat Jasharin lidhur me mundësinë e kandidimit për president.

Sipas Hoxhajt, në atë periudhë është diskutuar nëse ndonjë anëtar i familjes Jashari do ta konsideronte veten kandidat për postin e presidentit, por përgjigjja ka qenë negative.

“Kur kam qenë në udhëheqje të PDK-së, kur presidenti Thaçi udhëtoi drejt Hagës, kemi pasur komunikime me Murat Jasharin nëse dikush prej familjes Jashari mund ta llogarisë veten për kandidat për president. Po flas për vitin 2021 dhe në atë kohë përgjigjja ka qenë ‘jo’”, ka deklaruar Hoxhaj./rtv21/