Hoxhaj: Në Këshillin Drejtues do të diskutojmë edhe për çështjen e Presidentit, por s’pritet të ketë vendim

E publikuar: 17/03/2021 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një deklarim për medie para mbledhjes së Këshillit Drejtues, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, si dhe për një platformë të re të PDK-së, raporton Ekonomia Online.
Hoxhaj ka thënë se në këtë takim të rregullt do të diskutohet edhe për zgjedhjet lokale.“Sot kem një mbledhje të rregullt të Këshillit Drejtues, agjendë e takimit tonë është bisedimi për zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe për ata si ne si PDK do të duhet të dalim me një platformë të re para qytetarit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe si do të sillemi si opozitë. PDK-ja do të jetë një opozitë e fortë ndaj Qeverisë së ardhshme, e cila pritet të formohet javën e ardhshme”, tha Hoxhaj.

Ai ka përjashtuar mundësinë që në këtë takim të merret ndonjë vendim sa i përket zgjedhjes së Presidentit, por nuk e ka mohuar diskutimin për këtë çështje.“Gjatë takimit të Kryesisë të martën, nuk ka pasur vullnet për ta mbështetur Osmanin si presidente, do të diskutohet edhe sot, por që nuk mund të ketë një vendim”, tha ai.