Kryesore

Hoxhaj merr mesazhe të qarta: “Pa demarkacion s’ka viza”

07.09.2016 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hoxhaj merr mesazhe të qarta: “Pa demarkacion s’ka viza”

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë mesazhe të qarta nga mbështetësit e Kosovës në BE se pa i përmbushur edhe kriteret e fundit që ka kërkuar Brukseli nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët. Hoxhaj ka marrë pjesë në Forumin e Bledit në Slloveni, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me fokus liberalizimin e vizave për Kosovën, një ditë pas diskutimeve në Komitetin LIBE, në Parlamentin Evropian.

Hoxhaj ka zhvilluar një takim me eurodeputeten Tanja Fajon, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjekur sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme.

“Kisha një takim shumë të mirë me zonjën Tanja Fajon, e cila është një mikeshë dhe mbështetëse e madhe e Kosovës. Ditën e djeshme në komisionin të cilin ajo e drejton është marrë një votë pozitive sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, por përderisa Parlamenti i Kosovës nuk e voton ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë një vendim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave dhe ky është mesazhi kryesor që Tanja Fajon ma dha sot në këtë takim”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe Tanja Fajon ka shprehur përkrahjen e saj të parezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

 

“Me ministrin diskutuam për hapat e ardhshëm se si dhe sa më shpejt të arrijmë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Ministri Hoxhaj më siguroi se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithçka që është e mundur sa i përket këtyre hapave finalë si: ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në Parlamentin e Kosovës dhe rezultate në luftimin e korrupsionit. Jam e kënaqur me votimin në LIBE dhe Kosova do ta ketë përkrahjen time të plotë. Shpresoj që do të vazhdojmë këtë rrugëtim sepse është shumë me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj”, citohet të ketë thënë Fajon.

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Harlem Desir, ministër për Çështje  Evropiane të Francës, ku është shprehur përkrahja për liberalizimin e vizave, përkrahja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përgëzime për përmbushjen e reformave në agjendën evropiane, bëhet e ditur në njoftimin për medie.

Hoxhaj pasdite do të flasë në panelin me ministrat e Jashtëm të rajonit për raportet e Ballkanit me BE-në dhe perspektivën euroatlantike.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira

Ish-krerët e UÇK-së nga Haga ngushëllojnë familjen Jashari: Sahit Jashari i shërbeu atdheut në ditët më të vështira