Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, bashkë me Bedri Hamzën, para prodhuesve dhe bizneseve në komunën e Lipjanit kanë prezantuar planin për rimëkëmbje.
Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se sektori privat, i goditur nga pandemia, do të jetë partner i qeverisë së ardhshme të PDK-së, e cila do të adresojë të gjitha shqetësimet e bizneseve.
Madje, për këtë Hoxhaj ka thënë se kanë një plan konkret, ku ekipi i Rimëkëmbjes ka dizajnuar fondin 1 miliard eurosh, 500 milionë prej tyre janë të dedikuara për biznesin dhe ndërmarrësin në Kosovës ndihmë direkte dhe pa kthim.
Hoxhaj, këto komente i ka bërë gjatë vizitës që i ka bërë kompanisë “FLY Company”, në “Dino sh.p.k.” dhe te Mulliri “Qali”.
“Ne si parti politike, e cila e sheh sektorin privat, biznesin si partner do të bëjmë përpjekje maksimale që ta ndihmojmë një biznes të tillë dhe biznese të tjera në të ardhmen si qeveri e Kosovës me masa stimuluese, me mbështetje konkrete financiare që të krijohen edhe vende të reja të punës në Kosovë, po edhe të eksportohet prej Kosovës kudo në tregun evropian”, ka shtuar ai.
Pronari i kompanisë “FLY Company”, Ali Stublla, që merret me prodhimin e maskave dhe gardërobës medicinale, ka thënë se si kompani e re kanë nevojë për përkrahjen e qeverisë së ardhshme.
“Presim përkrahje të qeverisë së ardhshme për të na ndihmuar në forma të ndryshme, me beneficione, kështu që po besoj se do të kemi sukses”, ka shtuar ai.
Hoxhaj gjatë ditës ka vizituar edhe biznesin “Tregu Group” në Prishtinë.
Hoxhaj pritet të vazhdojë prezantimin e planit të Rimëkëmbjes edhe në qytete tjera të Kosovës.
Të bashkëngjitur e keni linkun me pamje nga takimi dhe deklaratën e Hoxhajt: