Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë ditës së sotme është takuar me shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka treguar se gjatë këtij takimi ai ka theksuar se integrimet evropiane dhe liberalzimi i vizave është prioritet kyc i Qeverisë së Kosovës.
“Rikonfirmuam bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në takimin e sotëm me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova. Theksova që integrimet evropiane dhe liberalizimi i vizave janë prioritete kyçe të qeverisë së Kosovës.

















