Deputeti i Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka artikuluar kritika të ashpra ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në një video-adresim, duke argumentuar se përplasja mes tyre nuk është në të mirë të opozitës, por dëshmi e dëmit që, sipas tij, i është bërë Kosovës.
Hoxhaj tha se perceptimi se përçarja politike mes dy figurave është e favorshme për opozitën, është i gabuar.
“Armiku i armikut tim është miku im. Kështu mendonin romakët, kështu po mendojnë ende disa sot në Kosovë se armiqësia politike në mes të ish-Presidentes dhe ish-kryeminitrit është në favor të opozitës”, ka deklaruar ai.


















