Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për shqiptarët që jetojnë në Gjermani që të votojnë për kancelaren, Angela Merkel.
Ai ka thënë se Merkel është mike e madhe e Kosovës dhe i ka dalë në krah në momente shumë të rëndësishme.
Ja çka shkruan Hoxha në rrjetin social Facebook!
“Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera ndërshtetërore, por marrëdhëniet tona i bën më të fuqishme lidhja e pashkëputshme mes popujve tanë dhe diaspora kosovare atje, e cila është në numër të madh. Prandaj, sot dua që t’u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Gjermani që të dalin dhe ta votojnë miken e madhe të shqiptarëve, kancelaren Angela Merkel dhe partinë e saj, të cilët i kanë dalë në krah Kosovës në momentet më të rëndësishme për ne”.
Në këtë frymë është shprehur edhe LDK-ja dhe AKR-ja. Por qëndrim tjetër ka mbajtur VV-ja.


















