Hoxhaj: Fitorja e Merkel, lajm i mirë për Kosovën

E publikuar: 24/09/2017 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar kancelaren, Angela Merkel për fitoren e katërt.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Hoxhaj ka thënë që rizgjedhja e Merkel është një lajm i mirë për Kosovën, pasi kjo do forcojë edhe më shumë marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.

“Urime për CDU-në dhe për zonjën Merkel për fitoren. Një fitore e vlerave evropiane për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani që do të forcohen”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.