Hoxhaj dënon sulmin ndaj Vehbi Kajtazit: Shqetësues dhe i papranueshëm

E publikuar: 13/10/2017 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Ngjarjen e sotme Hoxhaj e ka quajtur shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa ka thënë se fajtorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Sulmi i sotëm ndaj Vehbi Kajtazit dhe ndaj çdo gazetari janë ngjarje shqetësuese dhe të papranueshme. Fajtorët duhet të vihen para drejtësisë”, ka thënë Hoxhaj.