Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat i partisë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Gjakovë, ku është takuar me strukturat dhe me simpatizantët e partisë.
“Gjakova gati për 11 qershor. PDK-ja edhe më e gatshme për fitoren e madhe”, ka shkruar Hoxhaj plot optimizëm në llogarinë e tij në Facebook.
Zëvendëskryetari i PDK’së ka treguar se ka parë “entuziazëm në takimin me strukturat drejtuese të partisë”, ku ai me kolegë nga partia ka prezantuar programin e “Fillimit të Ri”.
Hoxhaj në Gjakovë ka thënë se “me Fillimin e Ri, të rinjtë, arsimimi i tyre dhe punësimi janë prioritetet kryesore”.


















