Hoxhaj akuzon Beogradin: Po nxisni urrejtje në fushatën kundër Kosovës në UNESCO

E publikuar: 05/11/2015 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj fushatës negative të Serbisë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO pak ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se nuk ka kuptim kurrfarë nornalizimi me Serbinë kur të gjitha institucionet serbe po nxisin urrejtje.
“Cfarë normalizimi kur Presidenti i Serbisë, Qeveria dhe Kisha ortodokse përpiqen ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO përmes nxitjes së urrejtjes” ka shkruar Hoxhaj.
Disa ditë para votimit në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj agjencie të OKB-së, është shtuar dukshëm aktiviteti lobues nga të dyja vendet ndërsa Serbia po përdor edhe gjuhë të urrejtjes.