Hoxha: Objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE

E publikuar: 09/05/2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është 9 Maji Dita e Evropës. Kjo ditë në Kosovë është festë zyrtare edhe pse Kosova nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian.

Dhurata Hoxha, ministre e Intergrimeve Evropiane, tha se se objektiv strategjik i Kosovës është anëtarësimi në BE.

“Ne do të punojmë në këtë drejtim dhe do të jemi aty ku e kemi vendin, në familjen e madhe evropiane”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Hoxha bëri me dije se për nder të kësaj dite do të ketë disa aktivitete të ndryshme.

Ajo vlerësoi se Kosova është në hapin e parë të integrimit në BE.

Kurse për pushimin më 9 Maj, Hoxha tha se duhet të ndërmerren hapa dhe të ndryshohet kjo praktikë dhe jo vetëm për 9 maj.

Hoxha tha se të gjitha kushtet për liberalizim të vizave janë plotësuar nga Kosova./RTK/