Hoxha: Kurti po e përdorë vdekjen e Deharit për kauzë politike

E publikuar: 16/03/2018 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën zhurmën që shkaktonin deputetët e Vetëvendosjes, ministrja Dhurata Hoxha, ka akuzuar kreun e kësaj partie se Albin Kurtit dhe Vetëvendosje po e keqpërdorë vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari.

“Z. Kurti po i duhet një kauzw e re për të shmangur vëmendjen nga çarja në parti”, ka thënë Hoxha.

“Zoti Kurti kërkon shkakrimin tim se kinse unë nuk e paskam kryer punën time, një thirrje sa e turpshme aq e pandershme. Më lejoni të përsërisë se kam bërë krejt çka kam pasur në kompetencë të bëjë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa sa i përket trajtimit të grave në partinë e Kurtit e tregojnë diskutimet e fundit pas çarjes”, ka thënë ajo.

Ajo ka pyetur Kurtin dhe deputetët e tjerë të kësaj partie se si mund të flenë të qetë kur për qëllime politike e përdorin vdekjen e një të riu.

“Si mund të jeni të qetë kur jeni ju që nuk keni lejuar të ndjerin të që të takohet asnjëherë sa ka qenë në burg vetëm me anëtarët e familjes së tij, por gjithnjë në prani të juaj. Nuk më keni lënë as që të kontaktojë me familjen që t’i shpreh ngushëllime pas vdekjes. Pse nuk i tregoni qytetarëve çka i keni thënë të ndjerit që e keni bërë që të ndjehet aq keq siç doli në ditarin e tij”, ka pyetur Hoxha./koha.net/