Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe policisë, duke thënë se përgjegjësit duhet të sillen para sistemit të drejtësisë së Kosovës.
“SHBA i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar Hovenier.